Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të hënë është takuar me gratë sipërmarrëse në Elbasan.

Basha në fjalën e tij ka theksuar se ekspertët e opozitës kanë hartuar një plan të veçantë në lidhje me rolin e gruas në sipërmarrje, duke bërë të mundur që roli i tyre të jetë më i dukshëm dhe vendimtar,

Ndër të tjera ai ka theksuar se do të fuqizojnë rolin e tyre në shoqëri dhe në vendimmarrje.