Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me marrjen e tij në pyetje për 2 orë nga prokurorët e posaçëm në SPAK në lidhje me ’21 janarin”.

“Nuk më ballafaquan me dëshmi të tjera, e vetmja gjë që më pyetën, Bamir Topi pjjsë e skenarit paska shkruar në libër se Basha e ka takuar më 22 janar të ndërhynte te Ina Rama për të zbutur masën ndaj oficerëve të Gardës.
Ishte e pamundur që unë të dërgoja njeri te Bamir Topi që priste të rimerrte mandatin nga Rama. Por Basha nuk e kishte të ndaluar, skishte asnjë direktivë që të mos fliste me Topin.
Nuk mbaj mend ta kem dërguar, por ministri mund të ketë shkuar”, tha ai.