Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi nga Kukësi qeverinë Rama se me paratë që ka harxhuar për palmat, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Si ka mundësi të harxhosh 400 milionë euro për palma dhe të mos rrisësh pensionin në katër vite as sa inflacioni. Edhe INSTAT-i, që e ka skllavin e vet, sot thotë se fuqia blerëse e pensioneve dhe rrogave ranë. Pensionet mund të dyfishoheshin me këto para. Qe këto qindra milionë ero që kanë shkuar për buzëkuq elektoral, për fasada, për palma, qe janë tharë sigurisht, objektivi do të jetë, që për katër vite, duke filluar nga ky vit buxhetor, të rrisim pensionet vit për vit, të arrimë nivelin 25 000 lekë në muaj për të gjithë 650 mijë pensionistët shqiptarë”, tha Basha.