Lideri demokrat Lulzim Basha, u takua me përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” të cilët i ngritën shqetësimin për situatën në tregun e barnave.
Sipas tyre, monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit.
Basha mësohet të ketë thënë në takim se për Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve.
“Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, ka theksuar Lulzim Basha.





