Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku fton të gjithë demokratët që ti bashkohen Kuvendit të 18 Dhjetorit. Basha thotë se PD e ka rrëzuar kultin e individit që prej 31 vitesh, dhe tashmë ditë më të mira i presin përpara, për ti dhënë njëherë e mirë fund tranzicionit.
“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot.
Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit”, shkruan Basha në postimin e tij në rrjetet sociale.





