Dy ditë pasi kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të nisë negociatat me Partinë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij.
Nga Durrësi ai tha se e mirëpret këtë kërkesë bazuar mbi parimet dhe objektivat që opozita ka shpallur, për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin.
"Mirëpres kërkesën e PDIU-së për të nisur bisedimet me PD-në dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura të çlirimit të vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për ti dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur Rama dhe banda që ai qeveris."





