Mesfushori shqiptar Migjen Basha duket se po kalon një rini të dytë në rajonin e Puljas. Pas një viti të shoqëruar nga dëmtimet e shumta në radhët e Torinos, ai është rikthyer më i fortë se kurrë duke marrë në dorë frenat e mesfushës së Barit. 20 ndeshje sezonale me fanellën e skuadrës së Barit që këtë sezon endet në zonën play off për t’u rikthyer në Serie A dhe paraqitje pozitive të 30-vjeçarit që ka fituar besimin e trajnerit Colantuono.
Basha ndalet më pas te analiza që i bën grupit eliminator, duke e prauar se humbja me Izraelin e komplikon shumë situatën për Shqipërinë. I pyetur për strategjinë që do të zgjedhë Shqipëria në ndeshjen e Palermos kundër Italisë, Basha shton se kuqezinjtë do ta ndërtojnë ndeshjen si të gjitha sfidat e tjera paraardhëse.