Kryedemokrati Lulzim Basha ka përmbyllur vizitën e tij në Slloveni dhe Kroaci, ku u takua me kryeministrin slloven, Janez Janša, i cili do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenković, vendi me i ri anëtar i Bashkimit Europian.
Prej tyre, të cilët Basha i cilëson si dy miq të mirë të mitë dhe të shqiptarëve ai shprehet se ka marrë mbështeje për integrimin e Shqipërisë në BE.
Basha u shpreh se kryeministriat mirëpritën planin ekonomik të PD me të cilin, Basha shprehet se do thithen investime të huaja.
“Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.
Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha krahas videos.





