Kreu i PD-së Lulzim Basha adresoi një mesazh për të gjithë shqiptarët gjatë një bashkëbisedimi që pati me fermerë të Dvoranit në Korçë.

Kush shet votën nuk mund të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve, as për çmim të lartë të naftës, sepse në këtë moment ka shitur shpirtin. T'i ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve”, tha Basha, duke vënë kështu theksin te beteja e opozitës, e cila është përqëndruar te Vettingu i politikës dhe dekriminalizmi i zgjedhjeve.

Basha bëri thirrje edhe për mobilizim të qytetarëve për t’i dhënë fund keqqeverisjes.

“Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvensione. Nëse e ndalim do të sjellim zgjidhje. Kërkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Që t’i japim fund kësaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta, ekonomia nuk do çlirohet dhe paratë do të vidhen”.