Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ndryshuar koordinatorët e deleguar në degët e saj në rrethe.

Kështu, Oerd Bylykbashi zëvendësohet në Durrës nga Gent Strazimiri. Ndërsa për degët Shijak, Krujë, Fushë-Krujë, është emëruar Bujar Vukaj.

Kjo lëvizje vjen si një vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune.

Me anë të një shkrese zyrtare, me firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, janë përcaktuar detyrat e degëve në rrethe përgjatë verës për periudhën 15 korrik- 31 gusht.