Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime elektorale në qytetin e Durrësit, nga ku premtoi ulje tasksash dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit.
Gjatë një takimi me të rinj dhe studentë, pedagogia Ilirjana Kuçana denoncoi gjatë një bashkëbisedimi me Bashën në Durrës, se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij” për shkak se ka mbështetur studentët.
“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar, jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët. Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.





