Me ftesë të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Samitin e Komitetit Ekzekutiv të CDI-së, Organizatës Botërore të Partive të Qendrës së Djathtë, i cili mbahet në Budapest.

Në fokus të takimit dy ditor, janë zhvillimet politike dhe bashkëpunimi mes partive të qendrës së djathtë.

Në Samit marrin pjesë një numër i madh drejtuesish politikë të Partisë Popullore Europiane dhe partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota.​