Për herë të parë kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha në emisisonin “One to one” në Ora News , i është përgjigjur drejtpërdrejti akuzave të kryesocialistit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos kërcënojë me bllokim të planit urbanistik.
Kreu i bashkisë ka ftuar Ramën që të ulet dhe të shqyrtojë këtë plan i cili sipas tij është bërë duke iu referuar edhe projekteve të hartuara më parë.
Kryebashkiaku i Tiranës dha edhe detaje për sa i përket edhe planin urbanistik, ndërsa tha se po procedohet për zhvendosjen e stacionit të trenit drejt Kasharit dhe më pas do të nisë projekti i zgjatimit të bulevardit.
Ndërkaq duke folur për projektet më të rëndësishme të planit urbanistik, siç ëhstë tramvaji, stacioni multidimensional i pasagjerëve , etj krue i bashkisë garantoi se këto do të bëhen realitet brenda parashikimeve .
Për sa i përket buxhetit, Basha kundërshtoi qëndrimin e opozitës për këtë projekt, ndërsa tha se të gjitha projektet që do të nisin me këtë buxhet do të shkojnë deri në fund.