Kreu i PD-së i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës për t’u pyetur për lobimin në SHBA.
Në zbatim të ligjeve të vendit, Basha ka vendosur të paraqitet sot në prokurori dhe të japë deklarimet e tij në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet.
Një ditë më parë në prokurori u paraqit ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.





