Për shenjtërimin e Nënë Terezës ditën e sotme në Vatikan ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha e ka cilësuar këtë ditë “një ditë e madhe për kombin shqiptar”.
Deklarata e Lulzim Bashës
Në Shën Pjetër, sot një ditë e madhe për kombin shqiptar! Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shënjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për tju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve.





