Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se Presidenti i PPE (Partive Popullore Europiane) Joseph Daul ka deklaruar se nuk mund të bëhet kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Basha shkruan në Twitter se PD po lufton për për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe ka mbështetjen e PPP.

"Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbështetjen e PPE, familjes sonë politike."