15 maj 2015 – Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga Durrësi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Ilir Metën, se në reformat e tyre nuk kanë prioritet punësimin, duke theksuar se ky është prioriteti i tij dhe i PD-së.  

Në takimet me banorët e Katundit të Ri dhe Sukthit, Basha u premtoi qytetarëve, uljen e taksave, faljen e kamatvonesave, uljen me 25% të çmimit të energjisë, rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve që u janë hequr sipas tij në mënyrë të padrejtë.  

Platoforma e re e Partisë Demokratike, sipas kreut të opozitës do t’u sigurojë qytetarëve mirëqenie, punë dhe dinjitet.     

Duke u bërë thirrje qytetarëve të Durrësit për të votuar PD-në, Basha theksoi se rritja e pagave dhe pensioneve është gjithashtu një prioritet për demokratët.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/