Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve në Elbasan është shprehur se nuk ka forcë mbi tokë që e shpëton Edi Ramën.
"Shkaktari i krizës totale, njeriu që na mbylli dyert e Europës ka bërë zullume dhe krime në shtëpitë e çdo shqiptari. Rama ka shkaktuar papunësinë më të lartë dhë dëshpërimin më të thellë. Me Edi Ramën ka vëtëm pasiguri dhe shpunësim masiv që nga dalja prej diktaturës. Jemi mbledhur për të vendosur fatin e kufomës politike të rilindjes. Me Edi Ramën nuk ka e nuk do të ketë punësim",- tha Basha.





