Kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria mori lajmin më të keq, pasi partitë gjermane nuk do të votojnë pro hapjes së negociatve.
“Edi Rama ka ardhur sot këtu të bëjë të paditurin, të fshehë të vërtetën përmes mediave të kapura për gryke, me favore joshje dhe shantazhe.
Mbrëmë vetëm 24 orë pas samitit franko-gjerman dhe takimit Merkel Makron, CDU/CSU aleatët tanë dhe social demokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave më Shqipërinë.
Ashtu si Edi Rama e di fare mirë se lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton po është verdikti gjerman, tashmë Jo, i qeverisë gjermane. Shqipërisë nuk i hapen negociatat”, tha Basha.
Seanca është pezulluar me 10 minuta nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, pas Basha nuk ka respektuar kohën që kishte në dispozicion për të folur.





