Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që të shkojë në këmbë në seancën e parë plenare për këtë sezon politik.
I shoqëruar nga disa zyrtarë të PD dhe simpatizantë, Basha nga selia blu është nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë.
Ai nuk shoqërohet nga ekipi i tij i ri drejtues në parti, por nga deputeti i Shkodrës, Zef Hila.
Në dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga disa militantë demokrate, me thirrje “turp, turp”, pasi kundërshtojnë vendimin që u mor dje në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.





