Kryedemokrati Lulzim Basha pritet t'i bashkohet pak më vonë protestës së aktorëve dhe qytetarëve të Tiranës te sheshi para Teatrit Kombëtar.

Nga selia blu bëhet me dije se Basha do të shkojë në sheshin para Teatrit për të mbështetur qytetarët, aktorët dhe protestuesit e rrethuar nga Policia. Kreu i PD ka qenë te Teatri Kombëtar edhe mëngjesin e sotëm kur efektivët e policisë kishin rrethuar godinën.

Kujtojmë se prej mëngjesit protestuesit janë vendosur brenda dhe jashtë godinës së Teatrit për të mos lejuar shembjen e saj, ndërsa mbrëmjen e sotme janë regjistruar dhe disa përplasje me policinë.