Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një mesazh, ku shkruan se një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve.
Sipas Bashës, zgjidhja është “pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin”.
“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.
Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!” shkruan Basha në postimin e tij.





