Ditën e nesërme, Sali Berisha do të organizojë Kuvendin Kombëtar në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa Lulzim Basha do të organizojë një tjetër aktivitet.

Basha do të mbledhë demokratët për të festuar 31 dhjetorin e themelimit të PD. Ndonëse është thënë se Berisha me mbështetësit e tij do të votojë pro shkarkimit të Bashës, duket se kreu i PD nuk do t’ia dijë për këto paralajmërime.

Në të njëjtën orë kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha, kryedemokrati do të jetë brenda selisë së PD.

Ndërkohë ky i fundit do të mbajë Kuvendin Kombëtar më 18 Dhjetor dhe ka ftuar edhe Berishën që të marrë pjesë.