Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët që mbulojnë prej muajsh situatën në spitalet Covid.

Basha u shpreh se një ditë më parë janë raportuar më pak viktima se sa kanë qenë në të vërtetë, ndërsa theksoi se mes tyre ka pasur dhe të njohur të të afërmeve të tij.

“Po luhet me jetë njerëzish. Çdo ditë dhe orë që kalon po kushton jetë njerëzish. Dje kanë ndërruar jetë dhe njërëz të tjerë, i di emrat e tyre. Nuk janë raportuar. I njoh, i kam të njohur të të afërmeve të mi.”, tha ai.