Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka hedhur akuza kundër qeverisë lidhur me inceneratorët.

Basha u shpreh se qeveria e Ramës vijon të vjedhë lekët e qytetarëve dhe nuk po ndihmon shtresat në nevojë që janë duke vuajtur nga pandemia e COVID.

“Mafia e inceneratorëve që ka në përbërje, Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe njerëz të krimit të organizuar, si Klodian Mërtiri me shok po vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

Kjo bandë kriminale, ky grup kriminal i përbërë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Klodian Mërtiri kanë shtrirë tentakulat dhe tek disa media. Unë u them atyre drejtuesve të mediave që ato para që merrni janë haram, refuzoni ato para, nuk është kurrë vonë për tu penduar”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej lideri demokrat i ka bërë thirrje dhe SPAK-ut që të hetojë këtë aferë korruptive që sipas tij i janë vjedhur buxhetit të shtetit më shumë se 400 milionë Euro.