Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook, ku hedh akuza në drejtim të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas kryedemokratit, restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos, i cili, sipas Bashës, e ka vendin në burg.

“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”,- thotë Basha në videon e publikuar.