Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka çuar në kolaps shëndetësinë pasi ka dëbuar mjekët dhe ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët.

Përmes një videomesazhi në Facebok, Basha thekson se prioriteti i Ramës nuk është shëndeti i qytetarëve shqiptarë por tenderat sekretë dhe koncesionet korruptive, ndaj jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.”, shkruan kreu i opozitës krahas videos.