Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim elektoral me fermerët në Korçë. Gjatë bashkëbisedimit, banorët e fshatit Zvezdë kanë ngritur shqetësimet e tyre, nëri prej të cilëve është ndalur te problematikat me kontributet shoqërore dhe pensionet.

Ai i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, që kur të takojë presidentin amerikan Donald Trump, t’i përcjellë shqetësimet e korçarëve për politikat e ndjekura nga Rama.

“Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”, tha fermeri korçar.

Kryedemokrati Basha e ka pyetur se nga e mësoi ai këtë lajm. “Pas mbledhjes do ma tregosh nga e more vesh që do të takoj Presidentin Donald Trump”.