“Javën e ardhshme opozita do të nisë protesta pa ndërprerje”. Kështu deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Opinion”, ku është i ftuar për të folur për veprimet e opozitës pas mitingut të 8 dhjetorit.
Sipas tij, protesta është një nga pikat e mosbindjes civile, ndërsa për pjesën tjetër do të ketë konsulta me qytetarët. “Do të ketë vazhdim të pandërprerë të protestave. Protestat sapo kanë nisur. Përshkallëzimet e mosbindjes civile do të jenë të formave të ndryshme”, u shpreh Basha.





