Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë replikave në Kuvend me kryeministrin Rama, u ndal tek zgjedhjet e fundit parlamentare dhe te ajo që ai e cilëson si masakra zgjedhore e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Basha paralajmëroi patronazhistët se do t’i gjejë beleja nëse nuk tërhiqen, pasi Partia Demokratike nuk do të lejojë që të instalohet sërish Sigurimi i Shtetit.

“Sot t’i po përgatit të vjedhësh sërish shqiptarës përmes krizës energjitike. Është hajdutëria dhe babëzia jote që vijon të gërryejë financat e shtetit, në një shtet të kapur nga korrupsioni. Departamenti Amerikan i Shtetit ta ka thënë që je vendi më i korruptuar në Ballkan. Ke të drejtë, për diçka ke të drejtë. Më 25 prill, me banditë, me shkrirjen e shtetit me partinë, siç e thotë raporti i OSBE-ODHIR, jo unë, me patronazhistët që janë sigurimi i shtetit, por me sa zemër ti japësh ti, o do tërhiqen, o do ti gjejë belaja se këtu nuk do instalohet më Sigurimi i Shtetit.”,- tha Basha.