Kryetari i opozitës, Lulzim Basha  ka folur  për protestat që do të marrë opozita e bashkuar, pa tubimit të 16 marsit, që sipas tyre ishte më i madhi në historinë e pluralizmit politik.

Kreu i PD i pyetur nga mediat për vendimin e Kolegjit të kryetarëve, Basha tha se protestat do të fuqizohen nga dita në  ditë.

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”