Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në çadrën e protestës për një forum grash dhe vajzash.

Ai ka paralajmëruar qeverinë që t’i bëjë llogaritë mirë, në të kundërt, pjesëmarrja në protesta do të dyfishohet dhe turmën e njerëzve nuk do të ketë gjë që ta ndalë.

“Nëse i bëni llogaritë gabim njerëzit këtu në shesh do të dyfishohen dhe nuk do të ketë më gjë që t’i ndalë”, tha Basha.

Ai lexoi edhe një letër të Doris Pack e cila mbështet protestën e PD-së. Më tej Basha u tha protestuesve se do të shkëputej për pak minuta nga çadra, pasi kishte një takim me një përfaqësues të lartë të BE-së, Knut Fleckeinstain.

Basha premtoi ulje të taksave, përkrahje për punësim dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme nësë zgjidhet kryeministër.