Kryetari i Paetisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë ata që i janë bashkuar dje në protestën e 10 kombëtare.
Basha shkruan në Facebook se deytra më e madhe e opozitës, prioriteti numër 1 është t'ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.
POSTIMI I PLOTË
Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.





