Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit ditën e djeshme.

Teksa publikon shkrimin e VOA-s, që analizonte deklaratën e kreut të qeverisë për kryebashkiakët dhe citon Open Data që thoshte se qeveria ka më shumë shkelje se bashkitë, Basha shkruan se qytetarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA”, shkruan Basha.