Në orën 11:00, qendrës së votimit të vendosur në Selinë Blu, iu drejtua Lulzim Basha, kandidat për kryetar në zgjedhjet që po mbahen këtë të shtunë për kreun e PD.
Ai e cilësoi të qetë dhe demokratik procesin e votimit dhe tha se demokratët do të dalim më të bashkuar pas përfundimit të tij.
“Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend”, u shpreh Basha, i cili kërkon një mandat të dytë 4 vjeçar në krye të kësaj force politike.





