Nga qyteti i Durrësit ku zhvilloi një takim me studentë dhe të rinj të FRPD-së Durrës, Lulzim Basha nuk ka pa përmendur edhe kryebashkiakun Vangjush Dako. Duke iu referuar përgjimeve të dala në media të dosjes hetimore 339 të Prokurorisë, Basha e konsideroi Dakon si themelin e së keqes dhe njeriun që I vuri kasën votës së durrsakëve.
“Dosja 339 flet qartë për Vangjush Dakon, i cili është agjencia turistike e Edi Ramës, banda e Edi Ramës, bashkëpunëtori i Edi Ramës, bankomati i Edi Ramës, kryefushatisti i Edi Ramës. Ky njeri është zbuluar para syve të gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës, nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë Shqiptare si njeriu që i vuri kasën votës së durrsakëve. Dhe aty është themeli i së keqes”,– tha Basha nga Durrësi.





