Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha ka ndaluar edhe një herë për të dhënë një prononcim për gazetarët lidhur me interpelancën që deputetët e tij kishin kërkuar me kryeministrin Rama. 

Basha tha se Rama nuk do që të ketë Parlament normal dhe se përdori vizitën e Blinken si justifikim. 

Ai gjithashtu paralajmëroi se do të ngrej padi në SPAK kundër kryeministrit pas fakteve të reja që Arbën Ahmetaj përi të ditura për publikun. 

“Vizitën e Blinken si justifikim, tregon se çfarë teatrit luhet këtu, që të mos ketë parlament. 

Shpreh keqardhjen që ky skenar ekzekutohet nga të tjerë deputetë të PD që i heqin mundësinë të gozhdojmë Ramën. Nuk dorëzohemi 

Përgjegjësisë nuk do ti ikë dot. Do të dorëzojmë në SPAK padi penale, bazuar mbi faktet e reja të dala në dritë dhe pohohet e ish-zvkryeministrit se në këta aferë përfitues është Rama”, tha Basha jashtë Kuvendit.