Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka patur ditën e sotme një bashkëpisedim me gazetarët dhe komunikim me qytetarët.

Kryefjalë e Bashës ka qenë rritja e çmimeve dhe kryesisht ajo e energjisë elektrike.

Basha është shprehur se kjo nuk është krizë energjititke por korruptive, teksa ka theksuar se OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje korruptive.

Basha gjithashtu është shprehur se në verë energjia shitet shumë lirë kurse në dimër blihet me 3-4 fishin e çmimit normal në treg.

“U përpoq ta krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera por s’ka asnjë paralelizëm.

Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin kalorësit, një nga vendet e G7 dhe justifikuar atë që ky ka ndërmet të bëjë këtu në një nga vendet me të varfërma me çmimin e energjise.

Kjo nuk është krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan.

I keni parë bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me cmim të ulët energji dhe e blejnë me 3-4 fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptiv.

OSHEE dhe KESH janë ndërrmarrje të zhytura në korrupsion, janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh, që nuk i shërbejnë interesit publik””- ka thënë Basha.