Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se procesi i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte “anomali”. Ai u shpreh për gazetarët se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë që është e domosdoshme një reformë e re zgjedhore.
“Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëjnë thirrje të gjithë komisionerëve të vijojnë punën e tyre. Së dyti e kam bërë të qartë që procesi i 6 Marsit ishte një anomali e një anomalie. Shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar edhe më qartë nevojën e një reforme zgjedhore. Një reformë zgjedhore që t‘i japë shqiptarë një sistem politik që i mbron ata, ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem që është vënë në shërbim të politikanëve. 6 Marsi është një anomali i një anomaliteti. Asgjë ska ndryshuar.”





