Detja të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit që zhvilloi ditën e sotme Lulzim Basha në selinë blu me grupin parlamentar të PD-së.
Mësohet se Flamur Noka, një nga më të afërmit e Berishës ka debatuar me grupin , duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në parti.
“T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.”– i është drejtuar Noka kryedemokratit Basha.
Ndërkohë Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë grupe me frymë anti-amerikane në PD.
“Brenda PD nuk do të krijohet një grup që mbron apo bën qëndrime anti-amerikane. Deputetët të mos i referohen gjysmë të vërtetave. Ky ka qenë një nga vendimet më të vështira që kam marrë në krye të PD”, mësohet të ketë thënë Basha.





