Me sa duket kryetari i Partisë Demokratike ka marrë mbështetje nga Partia Popullore Europiane për vettingun në politikën shqiptare.
Në një postim në Twitter, Basha thotë se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi.
“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki. Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredWeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. #up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”,- shkruan Basha në Twitter.





