Prej më shumë se 45 minutash, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në një takim me dyer të mbyllura me aleatët e tij parlamentarë.

Gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb nga ambientet e jashtme të selisë së PD-së, se në këtë takim mungon vetëm kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Mungesa e tij nuk ka lidhje me mosdakordësim qëndrimesh me idetë e Lulzim Bashës, por se ndodhet jashtë Shqipërisë. Në këtë takim, Basha pritet t’u komunikojë aleatëve datën dhe detaje në lidhje me protestën e parlajmëruar të janarit.