Pas takimit në Elbasan me simpatizante të PD, kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Durrës, ku është pritur mjaft ngrohtë nga qytetarët. Përmes një video live të ndarë nga vetë ai në faqen e tij të Facebook, Basha shprehet se durrsakët kanë dalë në rrugë për ta pritur.

“Durrsakët kanë dalë në rrugë dhe po shkojnë drejt aktivit të Durrësit, ja ku janë. Unë e fillova këtë transmetim live duke zbritur nga makina, tani do t’i ndjekim deri në Durrës.”– shprehet Basha.