24 dhjetor 2013- Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka zhvilluar një takim me shoqatën e Bashkive ku në fokus ka qënë buxheti dhe paketa fiskale. Duke e cilësuar buxhetin si katastrofik, Basha theksoi se ky buxhet është një terr informativ sa i përket njohjes në mënyrë institucionale të buxhetit nga qeverisja vendore.Sipas Bashës, vijmë në kushtet e një anomalie që ka vështirësuar jo pak normalitetin e diskutimit për ligjin më të rëndësishëm të vitit.
“Qeveria nuk ka konsumuar asnjë komunikim me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projektbuxhet, edhe pse këtë e kërkon standarti evropian i bashkëpunimit mes pushteteve.Në këtë paketë janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, një gjymtim i këtij pushteti që i reduktohet si asnjë herë autonomia fiskale, që është themeli i autonomisë vendore”, deklaroi Basha. “Ne kemi lirinë, ai ka mosdëgjimin. Ky projekt-buxhet po e përgatit vendin për procesin e decentralizimit”, ka shtuar ai më tej.





