Gjatë prezantimit të platformës së opozitës për zgjedhjet, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar pse në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira.

Basha deklaroi se duhet bërë një ndarje e thellë mes krimit dhe politikës që të ketë zgjedhje të drejta, ndërsa ka denoncuar disa emra të qeverisë që sipas tij janë të lidhur me krimin, duke përfshirë në këtë listë edhe Dakon dhe Ramën.

PJESË NGA DEKLARATA

Sot biem dakord se kemi nevojë për një platformë për të çliruar zgjedhjet. E para është ndarja e politikës nga krimi, pasi nuk mund të kemi zgjedhje të ndershme.

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, kanë pasur një të përbashkët. Kudo ku ka krime të rënda kanë lidhje me zgjedhjet. Përgjimet e tyre tregojnë se flasin më shumë e politikanë sesa me kriminelë. Po ashtu pushteti në Elbasan, që bandat kanë lidhje me Ballën dhe me Sejdinin.

Saimir Tahiri ishte i lidhur që në opozitë më krimin dhe më pas bleu vota me krimin për Rilindjen. Lul Berisha dhe Plarenti, qeverisin Durrësin. Në Vlorë kaluam nga banda e Habilajve në bandën e Xhafajve që qeverisin 100 të territorit.

Në Dibër, Ymer Lala, në Tiranë Emiliano Shullazi e Dritan Dajti. Prokurori mban peng që një serë hetimesh. Në Prokurori ka regjistrime të Vangjush Dakos dhe kriminelëve, mes Ulsi Manjës dhe kriminelëve. Mes Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës dhe kriminelëve më famkeq të vendit.