Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nxjerrë emrin e atij që thotë se ka dekonspiruar operacionin e policisë për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të policisë.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, dekonspirimi i aksionit është bërë nga ministri Xhafa, me porosi të Ramës.
"Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Ish-drejtori i policisë së Vlorës nuk ndalon së mbrojturi vëllain e Xhafës, për të cilin ka urdhër për ndalim ndërkombëtar për trafik kokaine, dhe bridhte i lirë në Vlorë."





