Pas takimit të zhvilluar në selinë blu me drejtuesit politikë të zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ku dallohen të gjithë drejtuesit politik në qarqe, njerëzit që do udhëheqin fushatën e demokratëve, Basha shpreson se do sjellë një shpresë të re për Shqipërinë.
Krahas fotos, kryedemokrati, shkruan “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!”
Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!
Posted by Lulzim Basha on Sunday, February 7, 2021





