Një ditë para zgjedhjeve, Kryedemokrati Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një foto ku shikohet të jetë i lumtur bashkë me njerëzit e tij më të dashur.

Të ulur në një tavolinë në verandën e shtëpisë së tyre, Basha ndodhet pranë me dy vajzat Dafina dhe Viktoria, si dhe me bashkëshorten Aurela, teksa përpara kanë një tas me qershi. Vetë kryedemokrati shfaqet teksa ushqen më të voglën, ndërsa e shoqja shumë e përkushtuar ndaj tij dhe vajzave, e madje vihet re të ketë veshur dhe një përparëse.

Në pamje të parë Basha duket i qetë e i relaksuar. Më herët, kryeministri Edi Rama publikoi një foto në “Facebook” ku tregoi se kishte zgjedhur edhe ai ta kalonte këtë të shtunë të heshtjes zgjedhore në një fushë basketbolli me të voglin Zaho.