Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Projektit Botëror për Drejtësinë (World Justice Poject), sipas të cilit, shprehet se Shqipëria renditet mes Kazakistanit dhe Afganistani sa i takon respektimit të ligjit, dhe midis Egjiptit dhe Zambias për sa i përket indeksit të korrupsionit.

Sipas këtij publikim, Shqipëria renditet e dyta në botë sa i takon nivelit të ryshfetit.

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat thekson se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.