Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan sot në “Facebook” se shuma e 800 mijë eurove që u gjetën në automjet biznesmenit Orest Sota i përkasin ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Basha thotë se ka burime të sigurta për pretendimet e tij. Ai shton gjithashtu se Sota dhe Tahiri kanë udhëtuar disa herë jashtë shtetit bashkë. “Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë”, shkruan kreu i PD-së.

Basha thotë se njëri prej mjeteve të lundrimit për të cilat kishte patente Tahiri, u zhvendos nga porti i Durrësit dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

Denoncimi i Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2. Njëri prej këtyre mjet​eve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”